E plotësuar- Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Xhevat Ibra, ka konfirmuar për Indeksonline se, nga sulmi i armatosur sonte në Pejë janë vrarë dy persona, njëri i familjes Kelmendi dhe njëri i familjes Kukaj.


Ai tha se, policia për rastin është njoftuar permes 112 rreth orës 19 e 20 minuta. Sipas tij, Policia është aktivizuar me të gjitha njësitet përkatëse për të kapur autorët e krimit të cilet aktualisht janë të panjohur.


----


Burimet e Indeksonline brenda Policisë kanë thënë se, njësitet e specializuara të policisë dyshohet se kanë gjetur veturen e të dyshuarve. Sipas burimeve, vetura është gjetur e djegur te vendi i quajtur Maja e Zezë në një zonë malore në periferi të Pejës.


-----


Pavarësisht intervenimit te mjekëve në QKUK, ka ndërruar jetë edhe Kastriot Kukaj- Toti.


----


I plagosuri Kastriot Kukaj ka arritur në Emergjencen e QKUK-së dhe i njëti është në rrezik për jetën.


Burimet e Indeksonline në QKUK thonë se, mjekët janë mobilizuar në sallën e operacionit dhe po bëjnë përpjekje që t'i shpetojnë jeten të plagosurit.


----


Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur sonte rreth orës 20;00 në qytetin e Pejës.


Burimet e Indeksonline, brenda Policisë kanë thënë se viktima Xhekë Kelmendi, ka mbetur i vrarë në vendin e ngjarjes, ndërsa Kastriot Kukaj- Toti, është plagosur rëndë dhe i njëti është transportuar menjëherë për në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.


Vrasja është bërë nga persona ende të panjohur me kashashnikovë. Dyshimet e para tregojnë se sulmi është kryer për motive hakmarje, por zyrtarisht policia ende nuk ka dalë me qendrim.


Të gjitha njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i kryer hetimet. Nuk është raportuar ende për të arrestuar./Indeksonline/