SIRI- Një shqiptar ka humbur jetën sot në Siri. Bëhet me dije se, shtetasi kosovar, jetonte prej vitesh në Luksemburg. Ndërkohë, ka humbur jetën dhe një shtetas afrikan, të dy pjesë e forcave që luftonin në Siri, ku dhe humbën jetën. Ende nuk bëhet ende i ditur identiteti i tyre.

Sipas burimeve, kosovari kishte shkuar bashkë me afrikanin për ta luftuar regjimin të presidentit Bashar al-Asad në Siri. Kosovari shkoi në Siri para një viti (në prill 2013). Këtë lajm e ka konfirmuar para pak një çasti edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Luxemburgut, sipas të cilëve dy burrat kanë qenë në kontakt me një të afërmi të Al-Kaedës.

Siria, vetëm gjatë këtij viti mori jetën e 10-të shqiptarëve

Në janarin e këtij viti u publikua lajmi për vdekjen e Hetem Sinan Dema në Siri Hetem Sinan Dema dhe Qani Mujaku nga Kaçaniku Kurse në prill u raportua se dy ferizajas janë vrarë në konflikte të armatosura në Siri. Ende pa u mbushr nje jave e plotë (para katër sitësh) nga mediat tona po ashtu u shkrua për vrasjen e Egzon Avdyli që konsiderohej se ishte viktima e fundit shqiptare në Siri. Por me rastin e fundit, duket se nuk ndalen vrasjet e shqiptarëve?!, citon preshevajone. 

Për parandalimin e shkruarjes së të rinjve tanë në Siri, përveç mediave edhe shtetet tona kanë kërcënuar këta vullnetarë përmes disa ligjeve. Por, përkundër këtyre apeleve të njëpasnjëshme nga ana e liderëve politik e fetar për të hequr dorë nga këto luftime, numri i këtyre vullnetarëve nuk ndalet, siç nuk po ndalet as numri i viktimave nga Siria. Rasti i sotmes, renditet i 12 në listën e shqiptarëve që kanë humbur jetën në Siri.

(e.m/BalkanWeb)