Rapsodi i njohur vushtrrias Vesel Berisha, i njohur edhe si Vesel Skroma, është gjetur dje pasdite pa shenja jetë në banesën e tij.



I ndjeri dyshohet se ka vdekur nga dhuna fizike e ushtruar ndaj tij,

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se ky rast është raportuar dje pasdite.




“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vend të ngjarjen, më saktësisht në banesën e të ndjerit në rrugën “Luan Haradinaj” në Vushtrri, ku më pas është konstatuar vdekja e tij. Trupi është gjetur në banesë, ku 74 vjeçari jetonte i vetëm”, thotë Zahiti, raporton Veriu.info.




Ai tregon se rasti është cilësuar si vrasje e rëndë, pasi që në trupin e viktimës janë gjendur shenja të dhunës. “Për momentin nuk mund të japim detaje tjera, pasi që jemi në pritje të raportit nga mjekësia ligjore, e cila e ka marrë trupin e viktimës për obduksion”, tregon zëdhënësi Zahiti, i cili thotë se për momentin policia nuk ka asnjë person të dyshuar. /Indeksonline/