Forcat kolumbiane të sigurisë  të ndihmuara edhe nga ushtria kanë vrarë Roberto Vargas, një nga trafikantët më të kërkuar të drogës. 


Lajmin për ekzekutimin e tij e konfirmoi edhe Presidenti Juan Manuel Santos në Twitter.


Në operacionin e ekzuekutimit  kanë mbetur të vrarë edhe 12 anëtarë të kartelit të kokainës.


Vargas ishte kthyer në numrin dy të kartelit të Gjirit, më i rëndësishmi në vend e që përveç drogës kontrollon edhe biznesin e shfrytëzimit të minerareve ilegale.


Klani i Gjirit, i cili zë rreth 70% të prodhimit të kokainës në Kolumbi, lindi nga mbetjet e një grupi paramilitar të paligjshëm të krahut të djathtë që luftoi rebelët gjatë konfliktit civil gjysmë shekullor.


Për kokën e tij ishte vendosur një shpërblim prej 165  milionë dollarësh.





/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter