Wikiliks, websajti i famshëm për publikimin e dokumenteve sekretë ka publikuar 5 milionë e-maile të shoqërise private teë analizave gjeopolitike dhe inteligjencës amerikane "Stratfor". mes këtyre miliona emaileve janë dhe disa të shefit të diplomacisë suedeze Karl Bild, i cili duket se nuk i ka shumeë qejf shqiptarët.

Siç raporton edhe gazeta e njohur suedeze Expressen, Ëikileaks ka publikuar sot disa e-maile të ministrit të jashtëm Suedez Carl Bild, ku mes të tjerash ai flet edhe për shqiptarët. Ai flet shumë për ndikimin tradicional të Suedisë në rajonin e Balltikut, dhe përvojat në Ballkan, ku shprehet hapur se nuk i do shqiptarët dhe kroatët.

Bild shfaqet mjaft kritik ndaj Rusisë duke e cilësuar kryeministrin rus Vladimir Putin një "çetnik" -nacionalist serb. Po referuar e-maileve Bild ka deklaruar se Suedia duhet të bëhet një superfuqi në botë.

Por vete ministri i jashtëm suedez ka reaguar zyrtarisht duke thënë se bëhet fjalë për një fushatë ndërkombëtare diskreditimi kundër Suedisë nga themeluesi Assange.

Pas kësaj pritet që Wikileaks të publikojë një raport të një diplomati amerikan që paraqet Karl Bild si një informator për Shtetet e Bashkuara që nga vitet 1970.