Nga Express më 10 shtator 2011 në ora 12:24

Në një kabllogram të Ambasadës Amerikane në Prishtinë të shkurtit 2010, të cilin e ka publikuar WikiLeaks, ambasadori Christopher Dell flet për dyvjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe sfidat e shtetit më të ri në Evropë.



Sipas publikimeve të WikiLeaks, Dell merret edhe me partitë politike të Kosovës, të cilat sipas tij duhet kërkojnë mbështetje përtej bazave rajonale dhe të bashkëpunojnë më mirë në ndjekjen e interesave kombëtare.



Sipas tij, në Kosovë ende nuk ekzistojnë dimensionet e së majtës e të djathtës. Partitë e mëdha politike ende nuk kanë zhvilluar platformat që shtrihen përtej riafirmimit të premtimeve te mbështetësit e tyre kryesorë. LDK ende e sheh veten si bartës të standardeve të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. PDK dhe AAK janë dorë e zgjatur e UÇK-së dhe vazhdojnë të kërkojnë mbështetje te bazat e tyre rajonale.



“Këto identitete të mbetura shpesh errësojnë prioritetet dhe inkurajojnë kohë pas kohe liderët të harrojnë se interesat kombëtare duhet të kenë përparësi”, citohet të ketë thënë Dell në kabllogramin e shkurtit 2010.



Stabilitetin i Kosovës është i lëvdueshëm, thuhet po në të njëjtin dokument, por skena e politike e Kosovës është e përçarë, sepse partitë me mungesë të përvojës politike kanë tendencë të lartësojnë interesat e ngushta mbi qëllimet kombëtare. (Telegrafi)