Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle ka nisur turin e tij ballkanik me vizitën e parë në Kroaci. Në këtë vend, Westerwelle po takohet me zyrtarë të shtetit kroat, ndërsa më pas shefi i diplomacisë gjermane do niset për Serbi.



Guido Westerwelle gjithashtu pritet që të vizitojë edhe Sarajevën, ndërkaq të premten shkon në Prishtinë. Të gjitha këto vende ballkanike kanë shpresa të mëdha për t'iu bashkuar Bashkimit Evropian, megjithatë secila ka specifikat e veta. Kosova konsiderohet si vendi që është më së largu integrimit evropian.