WhatsApp do ti japë mundësinë të gjithë përdoruesve që të fshijnë një mesazh të gabuar që i dërgohet marrësit të gabuar, duke parandaluar kështu bërjen e gafave.


Me një opsion të ri, të futur në aplikacion, ky rrezik do të mbahet në minimum. E vërteta e madhe është se do të jetë e mundur të fshihet teksti i shkruar në mënyrë jo korrekte brenda një periudhe kohe prej 68 minuta e 16 sekonda.


Opsioni “Fshi mesazhet për të gjithë” ishte tashmë i pranishëm, por funksiononte brenda një afati prej vetëm shtatë minutash. Tani aplikacioni lejon më shumë kohë për një mendim të dytë e reflektim.


Kush nuk ka shkruar gjëra të qarta, ose thjesht ia ka dërguar mesazhin marrësit të gabuar mund të heqë mesazhin e dërguar gjatë 68 minutave dhe 16 sekondave, që aplikacioni i ka vendosur tashmë në dispozicion.


Zgjatja e kohës u realizua fillimisht në një version beta, jo definitiv të WhatsApp për Android, dhe u raportua nga faqja WABetainfo, i njohur për thashethemet për çatin e gjelbër. Ai gjithashtu gjendet në një përditësim të aplikacionit iPhone të lëshuar dje.


Përdorimi i opsionit është shumë i thjeshtë: për të fshirë një mesazh nga një bisedë dyshe ose grup çati – qoftë kjo një frazë, një foto ose një video – thjesht zgjidhni atë dhe klikoni lehtë mbi simbolin koshit të mbeturinave, pastaj zgjidhni opsionin “fshij për të gjithë”.


Operacioni, megjithatë, nuk është 100% i sigurt dhe lë gjurmë. Marrësi në fakt mund ta shikojë mesazhin para se dërguesi ta anulojë ose lexojë të paktën pjesën e parë të njoftimeve të marra në telefonin e vetë inteligjent. Pasi një mesazh fshihet, edhe marrësi e sheh paraqitet teksti “Ky mesazh është fshirë”, edhe pse ai nuk e di se çfarë ai përmban.


9 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)