Ajo është një nga fotografet më të njohura në botë dhe ka një këshillë për të gjithë: Dilni sa më shumë lakuriq.

"Kur zhvishem, kam ndjesinë se jam vërtet e lirë," thotë Caroline Mackintosh.

"Jam e lirë nga pritshmëritë që kanë njerëzit tek unë".

Së fundmi ajo ka realizuar një set me foto femrash të zhveshura në ujë, të titulluar "In The Murmur".

Rrjeti po diskuton shumë për këto foto.

"Njerëzit e kanë problem që të zhvishen, për shkak se kjo lidhet shpesh me seksin. Më janë dashur tre vjet për të realizuar këtë set fotosh. U desh ca kohë që mikeshat e mia të zhvishen për fotot. Shumë prej tyre më kanë thënë më pas: Tashmë kam ndjesinë që kam lindur sërish. Nga natyra".