Londër, 2 shtator – Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Willliam Hague, ka demantuar sot zërat se është homoseksual, ndërsa këshilltari i tij, Christopher Myers, emri i të cilit është përmendur në lidhje me akuzat e tilla, ka dhënë dorëheqje sot për shkak të presionit të madh, kanë raportuar gazetat britanike.


Hague ka shpjeguar se thashethemet kanë rrjedhur nga fakti se gjatë fushatës zgjedhore kanë ndarë herë pas here dhomën me Myersin, i cili ishte i angazhuar atëherë në fushatë, dhe se sigurisht se do të vepronte ndryshe po të dinte se si do të interpretohej kjo, transmeton gazeta britanike “The Guardian”.


Hague ka demantuar edhe dyshimet se martesa e tij është në krizë dhe ka zbuluar se gruaja e tij dhe ai dëshirojnë fëmijë, por Fion, për fat të keq ka pasur disa dështime deri tani.