Tifozët e Arsenalit janë kënaqur sot duke qeshur në rrjetet sociale. Ka qenë një koment i JackWiilshere në Instagram, ai që ka bërë plot "topçinjë" të buzëqeshur.
Sot është ditëlindja e Alex Oxlade Chamberlain, ditëlindje të cilën Wilshere e ka rikthyer në fore me një rast nga edicioni i kaluar. Në ndeshjen ndaj Chelseat, gjyqtari Andrey Marriner e kishte ngatërruar Keiron Gibbsin me Oxlade Chamberlainin, duke e përjshtuar këtë të fundit gabimisht.
E Wilshere e ka shfrytëzuar ditëlindjen e Chamberlain për të talluar gjyqtarin Marriner. Ai në urimin e ditëlindjes të Chamberlain, ka vendosur foton e Gibbs duke e quajtur si djalin e tij./Indeksonline/