Ambasadori i SHBA-së, John Withers ka kërkuar më shumë vëmendje për komunitetit rom dhe zbatimin e projekteve në ndihmë të tyre. Pas takimit me komunitetin rom Withers tha se ky komunitet nuk ka as elementet bazë të jetesës. "Situata është me të vërtetë pikëlluese", u shpreh Withers.

Ambasadori amerikan tha se vizita e ndihmoi atë për të parë situatën ku jeton komuniteti rom dhe për të ditur se cila mund të jetë ndihma që mund t'i jepey komunitetit rom. Withers nënvizoi se

OJF-të po bëjnë shumë për të ndihmuar këta persona, por duhet vëmedje në zbatimin e planit për komunitetin rom.