DURRES- Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wolfarth, ka ripërsëritur edhe një herë më shumë apelin për bashkëpunimin ndaj palëve për reformën zgjedhore.
“Presim nga partitë politike ta marrin seriozisht reformën. Duhet mirëkupim dhe kontribut nga partitë. E rëndësishme të vazhdojë puna në Kuvend”, - tha Wolfarht.
Këto deklarata kreu i prezencës së OSBE në Tiranë i bëri pas takimit të tij në Durrës, ku ishte i ftuar në ceremoninë e mbylljes së shkollës verore të grave të zgjedhura si kandidate këshillash bashkiakë dhe komunalë, në kuader të projektit për gratë në qeverisje.
Duke vlerësuar situatën e sistemit gjyqësor në Shqipëri, Wolfarth theksoi se sistemi gjyqësor ka nevojë të reformohet për shkak të problemeve që paraqet.
“Duhet reformë në gjyqësor. Në Shqipëri ka vonesa për proceset gjyqësore”, - nënvizoi ambasadori i OSBE.
Ndërkohë gjatë takimit ku Wolfarth ishte i ftuar, në kuadër të projektin 'Gratë në qeverisje', ambasadori vlerësoi se zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në vend treguan se pjesmarrja e gruas në politikë mbetet ende e ulët. Amabasadori i OSBE renditi një sërë arsyesh për këtë fakt.
“Faktin që shumë parti politike nuk e respektojnë kuotën gjinore. Faktin që strukturat e administrimit zgjedhor nuk e kanë rregulluar kuotën gjinore në mënyrë strikte. Mungesën e proceseve demokratike brenda partive politike dhe mungesën e kontrollit vendor të listave të kandidatëve”,- nënvizoi Wolfarth.
Sipas kreut të prezecës së OSBE duhet një rishikim i Kodit Zgjedhor pëpara zgjedhjeve parlamentare të 2013-tës.
“Për të arritur përfaqësim domethënës gjinor në të gjithë organet legjislative, gjyqësore dhe ekzekutive nevojitet një zbatim më i mirë dhe mundësisht ndryshime të Kodit Zgjedhor dhe të legjislacionit përkatës, përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013. Le të shohim sa serioze do të tregohen partitë politike në hapat që do të ndërmarrin për përmbushjen e detyrimeve të tyre demokratike, me qëllim që 50% e popullsisë të thonë më në fund realisht fjalën e tyre për mënyrën sesi duhet qeverisur vendi”,- përfundoi fjalën e tij ambasadori i OSBE Eugen Wolfarth.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Stonestreet: Palët garanci, Reforma Zgjedhore do jetë gjithëpërfshirëse VIDEO: Wolfarth: Bashkëpunimi në Kuvend me rëndësi për reformën zgjedhore