Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wolfarth kërkon integritet të procesit për numërimin e kutive me votat e hedhura gabim. Ambasadori Wolfarth ishte i pranishëm në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të zhvilluar një takim me kreun e këtij institucioni, Arben Ristani. Takimi zgjati vetëm 10 minuta dhe pas tij, ambasadori Wolfarth bëri me dije se ishte i pranishëm në KQZ vetëm për të monitoruar procesin.
“Nuk dua të bëj ndonjë koment të veçantë. Procesi i vlerësimit të votave
duhet të zhvillohet me integritet të plotë. Jam këtu thjesht për të
vëzhguar nga afër procesin e numërimit”-tha Wolfarth.
Krahas 8 grupeve për rinumërimin e kutive me votat e gabuara, në KQZ
ndodhen edhe vëzhgues nga OSBE për të ndjekur nga afër procesin.
Erjon Ajazi