Kreu i Prezences se OSBE-se ne Tirane Eugen Wolfarth ne kuadrin e nje turi vizitash ne rrethet e jugut te Shqiperise u ndal dje ne qytetin e Gjirokastres ku u takua me kreret drejtues te strukturave te qeverisjes vendore.

Takimin e pare ambasadori i OSBE-se e zhvilloi me kryetarin e Bashkise se Gjirokastres zotin Flamur Bime i cili i parashtroi ambasadorit disa probleme qe lidhen me procesin e ardhshem zgjedhor dhe sidomos per pergatitjen e listave zgjedhore.

Pasi degjoi problemet e ngritura nga Bime per listat e zgjedhjeve kreu i Prezences se OSBE-se ne Tirane tregoi interes per te gjitha ceshtjet qe lidhen me listat e zgjedhjeve si problemet qe shkaktohen nga levizjet e lira te popullsise largimin e te vdekurve nga keto lista qe sipas perfaqesuesve te bashkise ky largim nuk mund te behet nese nga vete familjaret e te vdekurve nuk behet kerkesa per heqjen e te vdekurve nga listat.

Procesi elektoral dhe zgjedhjet e ardhshme te strukturave te pushtetit vendor jane shume te rendesishme per Shqiperine dhe per Prezencen e OSBE-se. Ne do te ndjekim me interes gjithe proceduarat dhe puna jone ne kete drejtim eshte te bashkepunojme me njesite e qeverisjes vendore per te pergatitur lista sa me te mira zgjedhesish tha Wolfarth.