Kriza e pazgjidhur qysh nga viti 2009 dhe rreziku nga zgjedhja e presidentit ne 2012-ën e nga gara elektorale e 2013-ës, përbejnë apelin e fjalës se Wolfarth. “Çështja kryesore politike ka qenë vazhdimi i ngërçit politik, që ka filluar qysh në vjeshtën e vitit 2009. Si pasojë, rrjedha normale e punës në Kuvend u pengua, duke sjellë si pasojë mosmiratimin e asnjë prej ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar prej tre të pestash. Më tej, axhenda e reformave ka mbetur e bllokuar në një masë të madhe të saj.” Duke u ndalur tek zgjedhjet lokale te 8 majit, raporti vëren se palët duhet te angazhohen me urgjence ne një dialog te gjere, dhe reforme elektorale te plote e sa me konsensuale. “Duke pasur parasysh zvarritjen e shpeshtë të reformave të mëparshme zgjedhore dhe zgjedhjen e presidentit nga Kuvendi, të planifikuar për në vitin 2012, ende ekziston potenciali për sfida të mëtejshme. Duke e marrë si të mirëqenë se të dyja palët duan vërtet që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin plotësisht standardet ndërkombëtare, ato, ose duhet ta fillojnë reformën që tani ose të përballen me rrezikun e një dështimi tjetër.” Raporti ve ne fokus me tej ngjarjet e 21 Janarit, ku hetimi nuk ka përfunduar për vrasjen e 4 protestuesve dhe dhunën e ushtruar dhe qe solli ashpërsim te gjuhës nga politika. “Në ditët që pasuan këto trazira, u vu re gjuha më e ashpër e përdorur ndonjëherë publikisht së fundmi nga të dyja palët, jo më pak edhe nga qeveria në sulmet ndaj Presidentit të Republikës dhe Prokurores së Përgjithshme, të cilat veçse acaruan edhe më tej një situatë tanimë të tensionuar. Ambasadori Wolfarth tërheq vëmendjen edhe për zvarritjen e procesit për tragjedinë e Gërdecit, duke sjelle humbjen e besimit te publikut tek drejtësia. Po kështu Wolfarth nënvizon bllokimin e punës se Kuvendit si pasoje e mungesës se opozitës, por dhe vete Kuvendi ka paraqitur probleme ne funksionim, sidomos me mungesën e transparencës ne lidhje me hartimin e ligjeve. Sa i përket kërkesës se opozitës për ndryshime kushtetuese, ambasadori Wolfarth shprehet, se palët ne fillim duhet te bien dakord për reformën zgjedhore dhe me pas te shohin çështje te tjera. Duke u ndalur ne fushën e medias, raporti thekson se qeveria po inkurajon media te caktuara përmes dhënies se reklamave publike. Ndërsa projektligji për transmetimet dixhitale, ka nevoje për rishikime. Ambasadori Wolfarth e mbyll raportin e tij, duke dhene një mesazh te qarte: bashkëpunim mes palëve, pasi nuk ka me kohe. “Duke pasur parasysh zgjedhjen e Presidentit në vitin 2012 dhe një ashpërsim të mundshëm të debatit politik para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, dritarja e mundësive për reforma, duke filluar nga tani deri në mesin e viti 2013, është e vogël. Nëse liderët politikë shqiptarë nuk shfrytëzojnë plotësisht atë çka mbetet nga 2011-a dhe viti 2012, ekzistojnë të gjitha shanset që ngërçi politik të vazhdojë deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Për ta shmangur një skenar të tillë, liderëve politikë në Tiranë do t'u duhet të përmbushin angazhimet e marra. Mesazhi është i thjeshtë: "Mjaft kohë është humbur deri tani". Viti që vjen do të ndajë se ku do të duan ta çojnë Shqipërinë liderët e saj politikë - në drejtim të reformave, e progresit, apo do ta zhysin në një spirale zvarritjesh, amullie dhe mllefi politik.”