Pas vendimit të Kolegjit, ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth, i ka kërkuar palëve të respektojnë vendimin. Nga qyteti i Elbasanit, ku zhvilloi një takim me kryebashkiakun Qazim Sejdini, ambasadori i OSBE-së, ka komentuar vendimin më të fundit të Kolegjit Zgjedhor, i cili rrëzoi kërkesën e PS-së dhe la në fuqi vendimin e KQZ-së, që shpalli fitues kandidatin e djathtë, Lulzim Basha.


Wollfarth tha se vendimi i Kolegjit është një hap qartësimi për bashkinë e Tiranës, ndërsa ka shtuar se pas këtij vendimi është e rëndësishme administrimi i mirë i vendit.


Sipas tij, zhvillimet në vend pas këtij vendimi, duhet të jenë sa më paqësore. “Për OSBE/ODIHR është e rëndësishme dhe prioritare, respektimi i shtetit të së drejtës dhe ligjit në këtë vend”, theksoi ambasadori Wollfarth.