Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso ka befasuar dje me një gjest të tij. Ylli spanjoll e ka vendosur për disa minuta në faqen e tij në "Twitter" foton e Lionel Messit.
Brenda pak minutave fotoja mori shumë komente duke shprehur habinë se pse Alonso e ka vendosur këtë foto. Fotoja e Messit është shlyer pas pak minutash nga publikimi i saj./Indeksonline/