Transferimi i Xabi Alonsos te Bayerni vazhdon të jetë lajm në mediat gjermane. Kësaj radhe vetë lojtari i ka hyrë një procesi gjyqësor që ka të bëjë me transferimin e tij.




Gazeta katalonase "Mundo Deportivo" ka shkruar dy ditë më parë se Alonso u largua nga Real Madridi vetëm se gruaja e tij i kishte thënë këtë gjë për të qenë më larg një këngëtareje ruse që spekulohej se Alonso po flirtonte me të.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


Për këtë lajm, Alonso ka vendosur të futet në proces gjyqësor me gazetën e njohur katalonase.




"Nuk munda ti duroj gënjeshtrat e shkruara për mua. Unë kam filluar rrugën ligjore për informacionet e trilluara nga ajo gazetë" ka thënë Alonso./Indeksonline/