Lojtari i Liverpulit Xabi Alonso ka kaluar zyrtarisht tek skuadra spanjolle e Realit të Madridit. Lajmi është bërë i ditur nga uebsajti zyrtar i ekipit të Liverpulit. Sipas këtij njoftimi, kalimi i Xabi Alonsos për tek madrilenët është bërë për shifrën e 30 milionë eurove.