Xabi Alonso i ka bërë të qartë Real Madridit se dëshiron të kaloj në Liverpool. Mesfushori fantastik spanjoll nuk dëshiron që të diskutoj për kontratën e re te Real Madrid duke thënë se dëshiron rikthimin në Anfield.


Sipas mediave angleze Liverpooli ka biseduar të gjitha detajet me Alonson dhe se është i gatshëm të paguaj 8.5 milion funta për të.


"Dua që të rikthehem në stadiumin dhe tifozët që më kanë bërë të ndihem më së miri. Dua të pensionohem te Liverpool. Atje e kam idhullin tim, Stiven Gerrard dhe tifozët që e di se më duan shumë" i ka thënë Alonso agjentit të tij./Indeksonline/