Tirana do të për”allet me një sfidë të vështirë në Fier, ku do të përballet me një Apoloni ambicioze, pavarësisht se humbi në Shkodër me Vllazninë 3-1. Bardheblutë janë ekipi më i sukseshëm në transfertë, pasi në dy përballjet e deritanishme ka mundur të grumbullojë 4 pikë në dy ndeshje: 0-0 me Vllaznië (me të cilën bashkëryeson) dhe 0-1 me Teutën (në Shijak). E motivuar nga fitorja e vështirë në derbi me Partizanin (2-1), 23-herë kampionët ende nuk i kanë shfaqur vlerat e tyre reale futbollistike, duke shënuar vetëm 3 gola në 270 minuta.

Gjithsesi, sulmuesi i njohur vlonjat i Tiranës Daniel Xhafa (autori i golit të parë kundër Partizanit) shprehet se ky do të jetë viti i tij. Ish-lojtari i Teutës beson se do të shpallet kampion si dhe do të synojë “këpucën e artë”. “Këtë vit gjërat janë ndryshe, unë nuk jam më si një vit më parë, - ka theksuar Xhafa, ku ka lënë të nënkuptohet se marrëdhëniet e tij më ish- trajnerin bardheblu (Mema) në sezonin e kaluar nuk kanë qenë fort të mira. Në lidhje me takimin e kësaj jave ku Tirana do të ketë një transfertë të vështirë në letër ndaj Apolonisë, Xhafa shprehet se Tirana në çdo takim shkon për fitore dhe të njëjtën gjë do të bëjë edhe ndaj ekipit fierak. Sulmuesi thekson se Tirana e vërtetë do të vijë shpejt, por ai shton se deri tani e rëndësishme është se Tirana ka marrë pikët pavarësisht se nuk po shkëlqen në lojë.





KATEGORIA SUPERIORE

JAVA IV



E shtunë, 20.09.2008

Shkumbini-Besa E.Dobi

Apolonia-Tirana B.Pashaj

Flamurtari-Vllaznia S.Jareci



E diel, 21.09.2008

Dinamo-Elbasani S.Cekaj

Bylis-Lushnja K.Meta

Teuta-Partizani* * A.Lulaj

* Luhet në Shijak

Ndeshjet fillojnë në orën 16:00





RENDITJA SUPERLIGA

Java III

Skuadra P

1.Vllaznia 7

2.Tirana 7

3.Elbasani 7

4.Shkumbini 6

5.Dinamo 5

6.Apolonia 4

7.Besa 4

8.Partizani 3

9.Flamurtari 3

10 Lushnja 3

11.Teuta 1

12 Bylis 0



Golashënuesit

3 gola: Dhembi (Vllaznia)

2 gola: Kuli (Besa, 1 p), Plaku (Dinamo), Karapici (Partizani), Sinani (Vllaznia), Merxha (Elbasani)

1 gol: Petriçeviç (Dinamo), Gjata (Shkumbini), Memelli (Tirana), Xhafaj (Tirana), Lila (Tirana), Kapaj (Bylis), K.Dalipi (Bylis), Progri (Besa), Nora (Shkumbini), Shenaj (Shkumbini), Ramazani (Shkumbini), Mustafai (Shkumbini), Nenaj (Bylis), Çaushaj (Flamurtari), Asllani( Bylis), Dhrami (Bylis), Shoshi (Apolonia, 1 p), (Lushnja), Bruno (Partizani), Rizvanolli (Shkumbini)

Golashënuesit e huaj:

1 gol: Petriçeviç (Dinamo), Sisiko (Lushnja), Bruno (Partizani)

Gola me penallti:

1 gol: Kuli (Besa), Shoshi (Apolonia)



KATEGORIA E PARE

JAVA III



E shtunë, 20.09.2008

Besëlidhja-Ada B.Ziri

Sopoti-Luftetari E.Jorgji

Pogradeci-Skrapari A.Kastrati

Gramozi-Laci L.Mustafaraj

Skënderbeu-Kastrioti R.Sadiku

E diel, 21.09.2008

Naftëtari-Burreli B.Breshani

Turbina-Bilisht S. E.Sino

Tërbuni-Dajti S.Bogdani







20 Shtator 2008