Ish kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj në një deklaratë për mediat thotë se në  komisionet e vettingut mund të ketë ndoshta edhe njerëz të papërshtatshëm.


Pyetjes së gazetarit të Ora News Everest Dedaj: Në opinion ka skepticizëm për emrat e zgjedhur në komisionet e vettingut. Ju besoni se do e justifikojnë ?!


Fatmir Xhafaj u përgjigj: “Dua të jem i sinqertë. E mirëkuptoj këtë lloj skepticizmi dhe e pranoj. Ka arsye që ta kenë. Ky është një proces i vështirë, është vetëm fillimi i këtij procesi. Është bërë një përpjekje shumë e mirë për të përzgjedhur më të mirët, natyrisht midis të tyre mund të ketë ndoshta edhe njerëz të papërshtatshëm. Ngelet për tu provuar në ditët në vijim, por unë jam shumë i bindur, se nëse ka të tillë, shumë shpejt, edhe ata nuk do të jenë më pjesë e këtyre strukturave”


Xhafaj e cilësoi ankimin e në Gjykatën Kushtetuese të ligjit të vettingut si përpjekje të fundit për të vonuar këtë reformë.


“Koorporata ka bërë sulmin e radhës ndaj reformës, por është një sulm për tu keqardhur edhe për një arsye të thjeshtë, vettingu është një gjë e gjykuar sipas meje, e ka gjykuar njëherë Gjykata Kushtetuese mbështetur edhe në opinionin e tretë të rëndësishëm të Komisionit të Venecias. Ky është një proces i vështirë, është vetëm fillimi i këtij procesi. Është bërë një përpjekje shumë e mirë për të përzgjedhur më të mirët. Natyrisht aty mund të ketë edhe njerëz të përshtatshëm ndoshta. Ngelet për tu provuar në ditët në vijim, por unë jam i bindur që nëse ka të tillë shumë shpejt ata nuk do të jenë më pjesë e këtyre strukturave” 


 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter