Ndryshe nga sezonet e kaluara, merkatoja e sivjetme e Teutes ka qene me e goditur, pasi drejtuesit e kesaj skuadre kane afruar tek bregdetaret mjaft lojtare cilesore. Por, rikthimi i sulmuesit Daniel Xhafaj ka rritur me teper besimin tek sportdashesit durrsake. Ata presin qe vija sulmuese te funksionoje serish.

Kur ka vetem pese dite qe vlonjati eshte bashkuar me skuadren ne Pogradec, Xhafaj, ne nje interviste te dhene per "Sport Ekspres", ka treguar pse zgjodhi serish Teuten per sezonin qe pritet te filloje. Ndonese sapo ka ardhur tek bregdetaret, goleadori e ndien veten sikur nuk eshte larguar asnjehere. Ai beson se, me perberjen qe ka dhe punen serioze qe po behet gjate kesaj faze pergatitore, Teuta do te arrije te jete nje ekip i suksesshem.

Xhafaj, pas nje sezoni nderprerje, riktheheni tek Teuta; pse zhgjodhet serish kete skuader?

Ne fakt, prioriteti im ishte te aktivizohesha jashte vendit, por kjo gje nuk u arrit. Dhe vendosa te kthehem serish ne kampionatin shqiptar. Ne fakt, isha ne dileme midis Teutes, tek e cila e kisha kaluar mjaft mire para dy sezonesh dhe Flamurtarit, qe eshte skuadra meme. Zgjodha Teuten, se pari se tek ky klub kam gjetur gjithnje mbeshtetje maksimale, por dhe se skuadra durrsake kete sezon ka pretendime mjaft serioze.

Keni vetem pese dite qe sterviteni me Teuten dhe jeni pershtatur shpejt.

Nuk kam patur probleme pershtatjeje, pasi nje pjese te mire te lojtareve i njoh mjaft mire; kemi luajtur se bashku para dy sezonesh. E ndiej veten sikur nuk jam larguar asnje dite nga skuadra...

Cfare ka ndryshuar?

Ka nje trajner tjeter, i cili eshte nje nder me te miret te kategorise superiore, por ka dhe me teper lojtare cilesore.

Mendoni se dyshja sulmuese Mancaku Xhafaj do te jete e suksesshme si me pare?

Ajo qe ka rendesi eshte qe e gjithe skuadra te jete e sukseshme si dy sezone me pare. Ai ekip ishte mjaft i forte dhe harmonik ne lojen e tij.

Gjithsesi, ajo skuader arriti ne nivele te tilla vetem ne fund te sezonit; ndersa tek kjo aktualja, rezultatet priten qe ne ndeshjet e para.

Tek kjo skuader ka me shume elemente cilesore. Shpresojme qe ky grup te arrije formen e tij me te mire qe ne fillim dhe te realizohet ajo qe presin drejtuesit e skuadres dhe tifozeria.

Intervistoi: Bleda Kadiu
Sport Ekspres