Në Shkodër kanë zbarkuar sot krerët më të lartë të Policisë së Shtetit, së bashku me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili i ka bërë një dush me ujë të ftohtë, uniformave blu gjatë mbledhjes për analizën vjetore.


Mesazhet e Xhafës kanë qenë të prera, teksa ministri ka kërkuar që policia të nisë të godasë të fortët dhe grupet kriminale, për të mos u marrë më me hallexhinjtë.


Janë 4-5 grupe te rëndësishme kriminale qe duhen goditur. Mos u merrni me hallexhinjtë qe vendosin një çati. Bosët e krimit janë vërdalle dhe ata duhen goditur. Bosët e krimit nuk duhen falur për asnjë arsye. Dua një integritet nga të gjithë policët, nga shefat deri tek polici më i thjeshtë, të mos ketë një sjellje harbute me qytetarët, ka thënë Xhafaj.


Ministri është shprehur më tej se ai që përmend emrin e tij, do të goditet i pari. Xhafaj ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike pretendimet për favorizime në procesin e vettingut në polici, duke thënë: Bëni kujdes me Vettingun, nuk do ti shpëtojë asnjë.


Tolerenca ndaj krimit do të jetë zero. Kërkoj një korrektësi maksimale dhe të goditen ata që cilësohen si të fortë. Nëse marr vesh se ka tolerime për ndërtime të mëdha pa leje, përfshirje në lejimin e trafiqeve të drogës të policisë, do jem unë i pari që sdo lejoj dhe do përballeni me ligjin. Fytyra e policisë së shtetit duhet të ndryshojë totalisht, ka theksuar me tone të larta Xhafaj.