Daniel Xhafaj eshte ngjitur ne krye te golashenuesve te Kategorise Superiore, pas ndeshjeve te djeshme te Kategorise Superiore. Sulmuesi vlonjat i Beses realizoi nje trpilete ne porten e Gramozit, duke kaluar sulmuesin e Vllaznise Berkic, ne krye te goleadoreve. Xhafaj eshte ngjitur ne kuoten e 17 golave, dy me teper se sulmuesi Berkic, fale fitores se thelle te kavajasve 6-4 ndaj skuadres kolonjare. Edhe Bakaj realizoi nje gol ne ndeshjen e djeshme ndaj Tiranes, por gjithsesi nje jave para perfundimit te kampionatit duket se eshte zgjedhur edhe gara mes golashenuesve me te mire te ketij sezoni. Daniel Xhafaj eshte shume prane suksesit personal. Nje jave para perfundimit te gares, goleada mes Beses dhe Gramozit pati te fituar ne fund sulmuesin e Beses, Xhafaj, i cili konkretizoi me tre gola lojen e skuadres se tij.