Tirana vazhdon të mbetet skuadra me 1 lojtar. Vetëm sulmuesi Daniel Xhafaj (8 gola sezonin e kaluar) është zyrtarisht futbollisti i 23-herë kampionëve për sezonin e ri.
Edhe pse lista e dëshirave të bardhebluve ka qenë goxha e gjatë (12 blerje cilësore) askush deri më sot nuk ka mundur të nënshkruajë një kontratë me presidentin e ri, Refik Halili.
Së fundi burimet nga klubi bardheblu pohojnë se ka pasur dy tratativa të rëndësishme: një kontakt (ene në fillimet e tij) me sulmuesin e Dinamos, kroatin Pero Pejic (18 gola në sezonin 2007-2008) dhe një vazhdimësi bisedimesh me francezin Laurent Mohelebi, i cili bëri një paraqitje të shkëlqyer për badheblutë në pjesën e dytë të sezonit.
Tirana është ende dhe pa trajner, edhe pse gjerësisht thuhet se pista më e mundshme për bankinën e 13-herë fituesve të Kupës së Shqipërisë është tërësisht ballkanike (kroati Vjekoslav Lokica është edhe më i mundshmi).