Mes loteve e dhimbjes se qindra pjesemarresve u krye ceremonia mortore e babait te dy femijeve i cili humbi jeten ne Turqi 16 dite pas plagosjes me nje plumb ne koke gjate demonstrates se 21 janarit.
Ne kete ceremoni ishte i pranishem edhe kryetari i Partise Socialiste Edi Rama si dhe i gjithe grupi parlamentar i kesaj partie. Po keshtu edhe lider e drejtues te partive qe bejne pjese ne Opoziten e Bashkuar. Me qindra te aferm dhe miq u mblodhen ne shtepine e Aleks Nikes. Na njoftuan per ngjarjen banore te Lezhes te cilet jane ndodhur ne ato momente ne demonstrate kur Aleksi eshte plagosur. U nisem menjehere per ne Spitalin Ushtarak. I qendruam prane si ne spital ne Tirane



edhe ne Turqi po me kot ai nderroi jete pasi plumbi sipas mjekeve i kishte kapur trurin. Megjithate une ju shpreh mirenjohjen mijera te pranishmeve ne ceremonine mortore te Aleksit dhe mijera shqiptareve qe na kane qendruar prane ne kete ndodhi te tmerrshme ku nuk kane munguar ngushellimet nga shqiptaret brenda dhe jashte vendit u shpreh mes loteve xhaxhai i viktimes Mark Nika. Ai kerkoi qe personat pergjegjes qe i moren jeten padrejtesisht Aleksit te denohen sipas ligjit ndersa theksoi se po presin hetimet e Prokurorise.
Aleks Nika ishte babai i dy femijeve dy vajza te mitura dhe prej vitesh kishte qene emigrant. Me 21 janar ai ishte ne demonstraten e opozites ku mbeten te vrare edhe tre demonstrues te tjere. Pas plagosjes ne koke Aleks Nika u dergua ne Spitalin Ushtarak por per shkak te gjendjes se rende ai u nis ne Turqi. Mjeket e paten te pamundur te rikuperojne demtimet e renda qe ai kishte marre nga plumbi ne koke. Te shtunen ai nderroi jete duke e cuar ne kater numrin e viktimave te demonstrates se 21 janarit. Mark Nika xhaxhai i viktimes priti e percolli dje qindra banore te Lezhes te cilet shkuan ne familjen Nika per ta ngushelluar.
Ai theksoi se nipi i tij ka qene ne afersi te kullave binjake perballe Kryeministrise se bashku me protestues te tjere nga Lezha. Sipas tij Aleksi eshte qelluar ne menyre te pabese dhe nga nje dore kriminale. Aleksi ka shkuar ne protesten e 21 janarit si qindra mijera qytetare te tjere te lire duke besuar se ne Shqiperi e drejta e tubimit eshte fituar prej 20 vitesh. Aleksi shkoi per te ngritur zerin kunder korrupsionit e padrejtesive. Ai dhe as ne nuk i kishim borxh askujt. Nuk sulmoi as qeverine dhe as godinen qeveritare. Kemi te gjitha arsyet per te besuar se vrasja ka qene e qellimshme dhe selektive u shpreh Mark Nika. Gjate ketyre diteve prane familjes Nikaj ka qendruar perfaqesuesi i Opozites se Bashkuar bashkeqytetari i Aleks Nikes Prec Zogaj. Vrasja e Aleksit eshte nje vrasje e pajustifikueshme ne Shqiperine e vitit 2011. Le ti leme kohe Prokurorise qe te zbardhe kete vrasje duke cuar perpara drejtesise autoret pohoi dje Zogaj.


Incidenti me Ramen ne ceremonine mortore


Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i shoqeruar nga pjesa me e madhe e grupit parlamentar te PS-se mori pjese dje ne homazhet dhe ceremonine e varrimit te te riut Aleks Nika ku u kane shprehur familjareve ngushellimet e tyre. Por gjate ceremonise mortore kur kryesocialisti ishte mbi arkivolin e te ndjerit Nika nje nga familjaret e tij ne pikellim per humbjen e jetes se te riut i ka gjuajtur Rames nga nje distance e afert me shamine e loteve qe mbante ne dore duke e cilesuar edhe ate pergjegjes per humbjen e familjarit te saj. Shamia i ka rene Rames ne sup por kjo skene eshte kapur nga nje kamera celulari duke faktuar dhe zemerimin e familjareve ndaj liderit socialist i cili nuk beri perpjekje per te qetesuar turmen qe ndeshej me policine. Me pas Rama dhe deputetet e tjere socialiste jane ulur jashte tendes ku qendronte arkivoli dhe kane bere ngushellimet sipas zakonit.


 


LEZHE/ ROLAND NIKOLLI