Dy dekada pasi u foli ligjvënësve mbi
rreziqet e efektit serë dhe ngrohjes globale, një shkencëtar i njohur i klimës
po e përsërit mesazhin e tij me një urgjencë edhe më të madhe. Drejtori i
Institutit Goddard të Nasës, Xhejms Hensën e përsëriti thirrjen e tij në Klubin
Kombëtar të Shtypit këtu në Uashington, ku atij iu bë një nderim i veçantë për
faktin se dha alarmin për ndryshimet e klimës.

Shkencëtari i Nasës për ndryshimet
klimatike, Xhejms Hensën, ishte i pari që njohu publikun me rreziqet e
ndryshimeve klimatike. Ai e bëri këtë gjatë një seance dëgjimore në Kongresin
amerikan, seancë e kryesuar nga senatori Tim Uirth.





"Më
1988, ai doli në krye të shkencëtarëve për të shpallur ndikimin e njerzimit në
ngritjen e temperaturës së tokës. Ai luajti një rol udhëheqës të guximshëm,
megjithëse i vetëm, dhe që prej atëhere nuk është ndalur asnjë sekondë”.



Në një konferencë këtu në Uashington duke
kujtuar atë seancë të Kongresit, zoti Hensen tha se bota për një kohë të gjatë
i ka tejkaluar nivelet e rrezikshme të gazrave të efektit serë në atmosferë.





"Kemi
arritur pikën e një emergjence planetare. Dhe kjo sepse në sistemin klimatik
ekzistojnë pika kulmore tek të cilat ne jemi afruar shumë dhe nëse i kalojmë,
dinamikat e sistemit mund të ndryshojnë shumë. Kjo do të shkaktonte ndryshime
shumë të mëdha klimatike, jashtë kontrollit tonë”.



Disa ekspertë nuk u kushtojnë rëndësi
paralajmërimeve të ngrohjes globale dhe e kundërshtojnë idenë se sistemi
klimatik po arrin një pikë kulmore. Stiv Sigëll është avokat, që përfaqëson
interesat energjetike.





"Shumica
e njerzve që punojnë në sektorin e ndryshimeve klimatike janë shumë më
optimistë dhe mendojnë se ekzistojnë një sërë formash teknologjike, që do të
zbatohen për të sbrapsur, ose të paktën për të zgjidhur pasojat e ngrohjes
globale”.



Zoti Hensën bashkë me shkencëtarë të tjerë
paralajmërojnë për pasoja katastrofike, si shtimi i stuhive të dhunshme,
zhdukja e bimësisë apo e kafshëve, shkrirja e shtresave të akullit dhe

"Kemi
arritur tashmë në një pikë kulmore dhe mund të humbasim të gjithë shtresën e
akullit arktik në sezonin veror. Ne e dimë se do ta humbasim atë shtresë akulli
sepse planeti ka humbur balancën e energjisë”. 

Zoti Hensën thotë se akulli i Arktikut do të shkrijë
plotësisht gjatë 5 deri 10 vjetëve të ardhshëm, por kjo mund të sbrapset nëse
njerzimi pakëson djegjen e hidrokarbureve dhe gradualisht nxjerr jashtë
përdorimit qymyrgurin, shkaku kryesor i gazeve që shkaktojnë efektin serë. //iç//