“Azem Hajdari ishte i nëntëdhjetenëntave, në shërbim të Sigurimit të Shtetit... Kot thonë që është vrarë për politikë. Ai është vrarë për trafik armësh”, thotë Gjoni.

Ish­sekretari i parë i PPSH­së për Tiranën dhe njëkohësisht sekretar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës, Xhelil Gjoni ka dhënë një intervistë të gjatë për “Panorama”.




Mes të tjerave ai është ndaluar tek figura e Azem Hajdarit dhe Sali Berishës. Gjoni thotë se Hajdari ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit dhe një njeri shumë negativ.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


“Azem Hajdari ishte i nëntëdhjetenëntave, në shërbim të Sigurimit të Shtetit. Ishte familje shumë e mirë, por nga familje të mira dalin edhe devijime. Ai ishte njeriu më pak i besueshëm dhe më i çekuilibruar që mund të takoje. Ishte një njeri që nuk kishte as taban dhe as ideologji. Kot thonë që është vrarë për politikë. Ai është vrarë për trafik armësh”, thotë Gjoni.




 




Ndërsa duke u ndalur tek Sali Berisha, ai thotë se bashkë me Azemin dhe Gramoz Pashkon, kanë shkatërruar Shqipërinë.




“Shkatërruesit më të mëdhenj të Shqipërisë por dhe të studentëve të dhjetorit kanë qenë tre veta: Sali Berisha, Azem Hajdari dhe Gramoz Pashko.




Pashko shkatërroi ekonominë, me teorinë e tij të fillohej nga zero.




Sali Berisha dhe Azem Hajdari janë dy figura që e kanë bërë lëmsh Tropojën dhe i kanë dhënë Tropojës një konotacion të keq, sepse tropojanët janë malësorë të zgjuar, të cilët Enveri i ka sajdisur dhe vlerësuar sa herë është dhënë mundësia”, thotë ai./b.l/tema/