Ditën e sotme, pritet të paraqiten në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe deputeti Ervin Saljanji, por për dy çështje të ndryshme.


Basha është thirrur pas procedimit të nisur për shpërdorim detyre të ish-oficerit Emiljano Nuhu në çështjen Xhisiela. PD-ja paditi kryeministrin Edi Rama, pas deklaratës së tij se do ta ndiqte ish-oficerin Nuho këmba-këmbës, ndërsa kreu i grupit të PS-së Taulant Balla paditi Bashën dhe disa deputetë të PD-së për shpifje.


Nga ana tjetër, deputeti i PD-së, Ervin Saljanji është thirrur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, si person nën hetim për çështjen Babalja. Ai do të pyetet për audio-përgjimin e pretenduar Xhafaj-Babalja por dhe për videon e publikuar prej tij ku pretendohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ka ushtruar presion ndaj Fredi Alizotit.


12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)