ShkumbiniNga Mariglen Miraka

Shkumbini do të ndeshet sot në fushën e vetë me skuadrën mike të Mamurrasit. Për peqinasit është ndeshja e parafundit e këtij sezoni, por e fundit e kampionatit në Peqin. Në një prononcim për Gazeta e Sportit, qendërmbrojtësi i Shkumbinit, Klemend Xhyra, do të nënvizonte faktin se është lënë pas krahëve humbja e së mërkurës në transfertën e Himarës. Tashmë jemi fokusuar vetëm tek përballja me Mamurrasin. Në këtë takim alternativa jonë e vetme është fitorja dhe asnjë rezultat tjetër. Që do të thotë se nuk kemi për ta diskutuar triumfin, madje do të jetë i merituar për ne.


Nuk mundë ti lejojmë vetes një tjetër gabim këtë javë, kështu që do të luajmë fortë duke marrë një trepikësh, që do të na ngrejë disi më lartë në renditje. Sepse ajo që duhet të pranojmë në është se nuk na takon ky pozicion që kemi aktualisht në renditje. Ndaj mamurrzakëve do të luajmë me formacionin më të mirë pasi nuk kemi asnjë mungesë të vetme. Prandaj jemi dhe më shumë optimist dhe na jep forcë për ta mposhtur këtë kundërshtar në të gjitha drejtimet.


Nuk do të tolerojmë dhe do të luajmë drejt siç kemi bërë deri tani, edhe pse Mamurrasi rrezikon rënien. Kjo gjë ne nuk na intereson fare, sepse kemi një strategji si klub dhe nuk mund të bëjmë ndere asnjë kundërshtari. Shpresojmë të shënojmë që në fillim të lojës për të mos e pasur të vështirë më pas për të fituar këtë takim. Është një ndeshje që duhet vlerësuar, sepse edhe Mamurrasi do të vijë për të marrë rezultat pozitiv. Kështu që do të jemi të kujdesshëm, ka përfunduar Xhyra.


The post Xhyra: Shkumbini ka një alternativë, fitore me Mamurrasin appeared first on Sporti Shqiptar Online.