Një shkrim i Spartak Ngjelës, ka shkaktuar reagime të ashpra.
Ditën e djeshme avokat Ngjela me anë të një statusi në FB ka sulmuar Berishën dhe Metën.
Sot atij i janë përgjigjur këshilltari i grupit të LSI, Dritan Kaba dhe ish-këshilltari i Fatos Nanos, Ylli Dylgjeri.
Reagimi i Ylli Dylgjerit:
Thirrje Zyrës Operacionale
-Avokat Ngjelës duhet ti vini zinxhirë!
Po rrëshket çdo ditë Avokati, O Zyra e emergjencave!!! Koha shkon drejt zeros, e Taku shkon drejt minusit.
Sot rrëshkitja ishte e madhe:
Të arrestohet Sali Berisha e Ilir Meta me gjithë tabor- na thotë sot!!! E shikoni sa rëndë është? S’kam dëgjuar avokat profesionist që të kërkojë arrestime! Vetëm Taku kërkon pranga. Vdes për arrestime. E ka marre malli.
Ish kryetari i Kavajës Rroshi akuzohet për përdhunime në grup, Avokat Ngjela kërkon arrestime në grup!
E shikoni ç’thotë anglosaksoni mo? S’pyet saksoni për zyra e Vettingje. Po s’të arrestoi SPAKU, të arreston SPARTAKU!
Arrestime në tabor- thotë! Nuk njeh lloj tjetër arrestimi. I do arrestimet si në kohën e xhaxhit Enver, kur i futi Babë, bir e birë, e çkishte kjo rracë që i la nja 20-te vite fakir.
Ndaj them, se Avokatit duhet ti vini zinxhir. Zinxhir jo për rrota.Taku tani do zinxhir për këmbët.
Taku prap po rrëshket
Reagimi i Dritan Kabës:
Kori i sorrave të Sorosit kërkon arrestime
Avokati qesharakt Ngjela, ky megafon i ndryshkur i reformes sorosiane ne drejtesi, e cila u permbyt nga ujerat e Venecias kerkon publikisht arrestimin e politikaneve.
Ate qe nuk e arriten dot nepermjet manovrave te turpshme per kapjen e sistemit te drejtesise, korri i sorrave, e kerkon me deklarata boshe te interpretuara nga ky bufon
Avokati sorosian,, kerkon arrestimin e poltikaneve qe nuk e kane honepsur asnjehere Sorosin dhe as i jane lepire duke bere, here kodoshin, here sherbetorin, here kurven me pagese, here kllounin e oborrit te tij.
Te trembur deri ne fobi te frikshme nga ardhja e Presidentit Trump ne krye te SHBA, kane lajthitur deri ne ate derexhe sa te nxjerrin mallin e kohes se prinderve te tyre kriminele duke kerkuar arrestime publike.
Kjo furtune sorosiane, ne gote, do vazhdoje edhe pak dite.
Sakte edhe 15 dite, epoka e tyre perfundon.
Ne 20 janar nuk do kene me gjoja shoqeri civile te paguara nga parate qe Sorosi i vjedh Shqiperise nga borxhi i saj i jashtem.
Ne 20 janar nuk do te kete me financime te grupeve sorosiane nga USAID, qe me ato para bejne orgjite e tyre poltike, jo vetem, dhe paguajne keta mendjepjerdhur.
Sondazhet e paguara nuk ju bejne me pune.
Kjo amalgame parazitesh, te paaftesh, hajdutesh dhe laviresh do marre fund me 20 janar.
Dielli i tyre ka filluar te perendoje.
Suksese në jetë!
Postimi i Ngjelës:
Ja si paraqitet gjendja shoqërore, shteti dhe tregu, si pasojë e mungesës së pushtetit gjyqësor në Shqipëri
Janë të shumtë ata që ende nuk e kuptojnë se çfarë realisht ka sjellë korrupsioni i pushtetit gjyqësor në Shqipëri. Por, ja cila është për pasojë tabloja aktuale e gjendjes korruptive në Shqipëri:
70 përqind e ushqimeve të paketuara në tregun shqiptar janë të skaduara;
Rreth 80 përqind të medikamenteve mjeksore janë të skaduara;
E gjithë vera e importuar është falsitet kimikatesh;
Të gjitha konservat janë të skaduara;
E gjithë nafta që tregtohet për makinat, është e përzierë me naftën e vendit, e cila jo vetëm që është cilësi e palejueshme për t’u përdorur, por shitet edhe kontrabandë.
Kjo është gjendja që kanë sjellë në Shqipëri bandat e Sali Berishës dhe Ilir Metës; por që të gjithë paraardhësit e tyre kështu kanë vepruar, prandaj të gjithë treguesit ushqimorë sot kontrollohen nga bandat e Ilir Metës në Ministrinë e Bujqësisë: askush nuk kontrollohet dhe të gjithë tregtarët bastarde shqiptarë i paguajnë hordhive të Metës që të lejohet tregtimi i skadencave në Shqipëri.
Këta tregtarë bastarde dhe kompani farmaceutike bastarde, helmojnë ditë për ditë shqiptarët, për të garantuar vjedhjen e tyre, e cila realisht është vjedhje e jetës së shqiptarëve. Meta aktualisht vjedh në treg jetën e shqiptarëve. Të njëjtën gjë bëjnë edhe kontrolluesit e importit dhe prodhimit të medikamenteve shëndetësore. Ky sigurisht që është një krim monstruoz.
Dhe e gjithë kjo se në Shqipëri nuk ka shtet.
Kurse banditët e gjykatave, dhe bandat e Saliut bëjnë çmos që gjendja të jetë gjithmënë kjo. Një krim të tillë kundër popullit të vet nuk e ka bërë asnjë korrupsion shtetëror në botë. Shqipëria drejtohet nga një bandë kriminelësh që nuk ka paragon historik në botë.
Prangosja e Sali Berishës dhe Ilir Metës bashkë me taboret e tyre do të jetë një ngjarje e madhe e shpëtimit shoqëror në Shqipëri.
Të gjithë këta kanë ardhur dhe janë vendosur ne balancën: ose “mbretërimi i tyre kriminal” dhe vdekja graduale e Shqipërisë dhe shqiptarëve, ose ndëshkimi i tyrë penal.
Sigurisht që do të ndodhë kjo e dyta. Dhe do ndëshkohen të gjithë, bashkë me gjyqtarët dhe prokurorët që kanë bashkëpunuar me këtë krim të stërzgjatur kundër shqiptarëve. Vonesa në zvarritje që bëjnë është shpresë e kotë.
Nuk kanë shpëtim. Historia e solli që një Shqipëri e drejtuar më drejtësi dhe moralitetit është interes parësor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Në fakt kjo është arsyeja e rrudhjes së Sali Berishes në këto kohë, i cili me veshë të ngritur po pret petulla nga qielli. Por e gjithë historia e Shqipërisë sot, si e ardhme me progres, ka konverguar në një pikë: ndëshkimi penal i Sali Berishës dhe i bandës së tij. Hetimi kundër tij po vazhdon me sukses, dhe shumë shpejt opinioni publik shqiptar do të njihet me të vërtetën.
Ne shqiptarët jemi në prag të shpëtimit tonë.