dritan ylli840 subjekte në vendin tonë punojnë në kushte informale e të paliçensuara, ndërkohë që 1400 punonjës nuk janë të siguruar.


Në një konferencë për mediat kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Dritan Ylli, bëri me dije se bizneset ku janë konstatuar më së shumti shkelje janë në tregti,bare-kafe dhe restorante.


“Janë rreth 11.105 subjekte të kontrolluara të cilët kanë rreth 40 mijë punëmarrës pra punonjës. Nga këta janë 540 subjekte të cilët punojnë krejtësishtë në kushte informale. Nuk janë të regjistruar në qëndrën kombëtare të rregjistrimit por nuk janë edhe të licensuar edhe në organet tatimore. Ka rreth 1400 punonjës të cilat janë kontribues të munguar në skemën e sigurimve shoqërore.” tha Dritan Ylli kreu i inspektoriatit shtetëror të punës.


Inspektoriati ka gjobitur 9 prej këtyre bizneseve, ndërsa pjesa tjetër i ka kaluar për masa Drejtorisë së Tatimeve. Gjobat e vendosur shkojnë deri në 50-fish të pagës së punonjësve.


Në Tiranë, është numri më i madh i punonjësve në të zezë. Nga 1400 të tillë të evidentuar nga inspektoriati gjatë këtij muaji, 750 rezultojnë të punojnë në kryeqytet.


“Rreth 65% të subjekteve subjekteve informale i gjejmë kryesishtë në aktivitette tregëti, bar kafe dhe restorantë. 345 e tyre i gjejmë në shërbime dhe pjesa tjetër shpërndahet në bujqësi, ndërtim dhe në fusha të tjera. ” tha Dritan Ylli kreu i inspektoriatit shtetëror të punës.


Por dhe tek bizneset e licensuara janë vënë re shmangje nga skema e siguracioneve për një numër të konsiderueshëm punonjësish.


Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Punës shprehet se numri i ankesave nga qytetarët është i ulët, ndërkohë që bën apel që të ankohen për çdo shkelje. Sipas të dhënave gjatë muajit tetor në skemën e sigurimeve janë futur 210 punonjës, krahasuar me një vit më parë rezulton të jetë 150% më shumë.







23 nëntor 2013 (gazeta-Shqip.com)




Ky shkrim Ylli: Informaliteti ende problem u publikua me pare te Gazeta SHQIP.