Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se kërkesa e tij për të mbledhur grupin negociator është injoruar, pothuajse nga të gjithë, dhe i kërkon kryetarit të komisionit Fatmir Xhafaj të mos e përdorë si alibi për mos kryejen e detyrës kushtetuese
“Ato që dëgjova publikisht nga Xhafaj në lidhje me një email është një shpifja e rëndë.
Kryetari e ka marrë një email jo nga unë, por nga UPDATE, dhe ajo ishte e majftueshme për të mbledhur komisionin.
Tani përgjegjësinë për mosmbledhjen e Komisionit ai nuk mund ta gjejë tek mua sepse përgjigja ime për negociatorët dhe për ata që ishin në komunikim ka qenë kjo: Unë nuk e di për çfarë rishikimi të tekstit ju keni rënë dakord.
Ka shumë ndryshimë nga ajo që kemi rënë dakord ditën e hënë.
Teksti pretendon se ka ndryshime nga zyra e kryeministrit për të cilat nuk është kjo thelbi i gjësë.
Kërkesa ime për tu mbledhur është injoruar. Kam thënë që jam në kryesinë e kuvendit dhe pop res. Kjo kërkesë u injorua.
Kështu që unë mund të shprehm as dakord dhe as mosdakrod”, tha Manjani.