Ylli-Manjani-1-696x659Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratave të Niko Peleshit dhe Erion Veliajt.


Ai i falenderon ata për qendrimin e mbajtur.


Dua të përshëndes dy shokë të mirë të kësaj mazhorance, Niko Peleshin dhe Erion Velinë.


E falenderoj me shumë sinqeritet Zëvendëskryeministrin sepse në të dyja qëndrimet e tij (dje dhe sot) për shkarkimin tim ka thënë të vërtetën. Jam shkarkuar sepse fola!


Këtë thashë dhe unë dje!


Nuk e di a e ka lexuar motivacionin e shkarkimit tim Zv/Kryeministri, por e vërteta është ajo që themi ne të dy: “u shkarkua sepse foli”.


Pra nuk u shkarkova për marrëdhënie më të mira me Kuvendin sepse këtë mandat e ka kolegia ime (edhe keto ditë) Ermonela Felaj dhe as për progresin e Reformës në Drejtësi, mandat të cilin mazhoranca ka kohë që e ushtron në Parlament.


Faleminderit Niko që edhe ti flet dhe thua të vërtetën!


Së dyti mikut tim Erion Veliaj i kam dhënë votën për kapiten të Tiranës dhe kam bërë mirë.


Të paktën deri tani Erioni e ka justifikuar besimin!


Jam i bindur tashmë se asnjë kandidat tjetër që përflitej asokohe nuk do ishte në lartësinë e Erionit.


Këshilla ime për Erionin është ta lërë atë “kapitetin” tjetër në anijen e vet!


Është anije krejt tjetër ajo e atij “kapitenit” që shtyn dhe mbledhjen e radhës të qeverisë se nuk duron dot asnjë kontribut në favor të bashkive!


Ka harruar se ka qenë dikur në atë anijen ku je ti sot, shkruan Manjani.