Mbrojtësi i Manchester City, Benjamin Mendy, ka marrë një gjobë prej 3 mijë eurosh dhe i është hequr patenta për 12 muaj.


24-vjeçari ka bërë katër shkelje të njëpasnjëshme dhe për këtë ka humbur 24 pikë nga patenta dhe nuk mund të ngasë më një mjet me motor në Britaninë e Madhe deri në shtatorin e ardhshëm.


Mendy nuk ishte i pranishëm në gjykatën e Manchester, kur u mor ky vendim, por u përfaqësua nga avokati i tij.


21 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)