Deputetët Rexhep Selimi e Visar Ymeri janë liruar nga aktakuza për rrahjen e deputetit te PDK-së, Bekim Haxhiu.


Me gjashtë muaj burgim me kusht është dënuar Besart Bujupi. Vendimi është shpallur rreth orës 15:00 nga gjykatësi Vesel Ismajli.


Visar Ymeri, Rexhep Selimi, ish-deputeti Florin Krasniqi dhe shoferi Besart Bujupi akuzohen për fjalosje dhe sulm ndaj deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu me qëllim të shkaktimit të lëndimeve të lehta trupore.


Sipas prokurorisë kishte ndodhur më 28 qershor 2012 gjatë një pauze pas një debati në Kuvendin e Kosovës.


Për ish-deputetin Florin Krasniqi procedura është veçuar pasi që gjendet jashtë shtetit.


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter