Gjermanët e kanë marrë me shumë sportivitet humbjen ndaj Italisë. Personi që i lëndoi më shumë, Mario Balotelli, është kthyer në një personazh të medias, e cila gjurmon gjithçka për jetën e tij. Mbi të gjitha u ka mbetur në mendje poza e tij pas golit të dytë. Gazeta më e madhe gjermane, Bild, ka ftuar të gjithë në një garë se kush e bën pozën më të bukur e interesante si të Balotelli-t. Të rinj e të moshuar janë përfshirë në garë, duke postuar fotot e tyre. Por edhe modelja Jordan Carver nuk ka ngelur pas. E njohur me emrin Yoga Jordan, për shkak të leksioneve të yoga-s në Gjermani, 26 vjeçarja ka pozuar si sulmuesi italian.