Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve ka zgjedhur 15 marsin per te protestuar para Bashkise se Tiranes, per lejet e ndertimit qe i jane dhene Mihal Deliorgjit. Kreu i kesaj zyre ka kerkuar te dije se cilat jane arsyet qe Deliorgjit i jane dhene 30 leje ndertimi.

“Mbas nje viti qe protestoj si per Gerdecin si per Tiranen, si per Ramen, si per qeverine, i bej pyetje Rames: Si ka mundesi qe Mihal Delijorgji te kete marre ne nje kohe kur eshte aq e veshtire te marresh leje ndertimi, 30 te tilla”, eshte shprehur kryetari i ZMQ-se, Altin Goxhaj.

Pas kesaj deklarate ka reaguar nenkryetari i Bashkise Eduart Shalsi i cili ka thene se kjo proteste ka vetem qellime politike.

“Ilir Meta dhe Sali Berisha jane bere njesh dhe jane shembelltyra me e ulet e politikes se vjeter e cila vendos interesat personale mbi ato te qytetareve. Gjynah per keta njerez qe ne nje dite kaq te madhe, Ilir Meta zgjodhi te beje nje poshtersi te vogel”, theksoi Shalsi.