TIRANË- Hipteka ka reaguar pas deklaratave të deputetit socialist, Eduart Shalsi, në lidhje me prishjen e objektit 12-katësh, afër Hotel Tiranës. Sipas Zyrës Qendrore të Pasurive të Paluajtshme, godina 12-katëshe nuk ka hipotekë për ndërtimin e hotelit por vetëm për ndërtimin e një karabinae.
Ndërsa më herët deputeti Shalsi deklaroi që godina është ndërtuar konform ligjeve me leje të rregullt ndërtimi, Shalsi theksoi se pallati 12 katësh është hipotekuar në zyrat e kryeministrit Berisha.
Në këtë deklaratë zyra e hipotekës sqaron se, në vitin 2005, ky pallat është regjistruar si karabina në këtë zyrë, nga ish-Regjistruesi i Tiranës Gazmend Zeneli. Por, në vitin 2007 është konstatuar paligjshmëria e këtij regjistrimi, sepse ky objekt ishte ndërtuar mbi një truall e pronë publike.
Pas këtij konstatimi, u verifikua se regjistrimi i saj ishte kryer në mënyrë të jashtëligjshme dhe dosja e abuzimit iu dërgua Prokurorisë së Rrethit të Tiranës. ZQRPP sqaron se dosja e kësaj ndërtese vazhdon të jetë ende në prokurori.
(m.a/BalkanWeb)