Bordi dhe Grupi i Zgjeruar Koordinator per ndalimin e ndertimeve private ne terrenet sportive te kompleksit Laguna Blu, kanë shpërndarë një njoftim për shtyp, ku përshkruajnë detajet e marrveshjes mes tyre dhe biznesmenit Samir Mane.
Në njoftimin për shtyp thuhet se nje perfaqesi e banoreve te kompleksit tone pati sot nje takim me z. Samir Mane, i cili eshte pronar i nje pjese te truallit te ish-terreneve sportive.
Ne perfundim te bisedes
Z.Samir Mane konfirmoi angazhimin se terhiqet nga ndertimi mbi truallin e ish-terreneve sportive.
Z.Samir Mane angazhohet qe pronesine ne emer te tij te truallit ku ndodheshin terrenet sportive t`ia kaloje ne pronesi komunitetit te kompleksit “Laguna Blu”.Juristet qe perfaqesojne palet po pergatisin hartimin e marreveshjes zyrtare.
Z.Samir Mane anagazhohet qe ish-fushen e tenisit/basketbollit te shkaterruar tashme ta ktheje me shpenzimet e tij ne gjendjen e meparshme.Gjithashtu, z. Mane angazhohet te jete kontribuesi kryesor per financimin e zgjerimit te terreneve sportive ne territorin qe aktualisht i takon atij.