Ai është një ndër aktorët më të dashur për publikun I cili famën e tij me të madhe e mori pasi mori pjesë ne filmin High School Musical. Dhe tashmë Zac efron I cili për një kohë të gjatë I ka munguar teleshikuesve, ka është rikthyer me neje lajm të shkëlqyer. Ai ka konfirmuar për redaksinë e njohur të lajmeve E! se po mendon që së bashku me kolegët e tij të vjetër të realizojë ‘High School Musical 4′, dhe pa dyshim që pritet që të jetë i sukseshëm.


“Ne po e mendojmë këtë gjë. Faktikisht është një dëshirë e përbashkët. Kur kemi realizuar tre filmat paraardhës, mund të themi se ka qenë një eksperiencë e vlefshme dhe e paharrueshme për të gjithë ne . Them se ‘High School Musical 4′ është dicka që edhe publiku do të dëshironte që të ndodhte.” Ka thënë aktori. Në këtë film Zac, ka patur rolin e Troy Bolton, I cili bie në dashuri me Gabriella Montez, një rol ky I luajtur nga Vanessa Hudgens. Zac dhe Vanessa pasi u njohën gjatë xhirimeve krijuan së bashku një romance e cila ka zgjatur nga viti 2007 deri në 2010.


Një tjetër protagonist ka qenë dhe Ashley Tisdale me rolin e Sharpay, një vajze të pasur dhe shumë të tekanjose. Tashmë Zac Efron është duke u përgatitur për të promovuar filmin e tij më të ri të quajtur ‘Neigbours’ , I cili shueme shpejt do të shfaqet dhe në rrjetin e kinemave.