Arbër Zaimi, përfaqësues nga Instituti "Antonio Gramshi" duke folur për dhunën në Kosovë dhe për protestat e disa banorëve për hapjen e zyrave civile, deklaroi se serbët, boshnjakët nuk duan pushtetin e Kosovës, por strukturat paralele të Serbisë. I ftuar në studion e "Ora News" ai shtoi se do të kemi dhunë përderisa kemi dy struktura paralele. Zaimi tha se se duhet analizuar problemi për të ditur shkakun e urrejtjes e dhunës, por në të vërtetë sipas tij nuk ka urrejtje të lindur, por shkaku kryesor vjen nga politika, jetesa ekonomike, pasi ka tre struktura shteti i Kosovës:

1- Ndërkombëtarët

2- Shteti i Kosovës

3- Struktura politike e Serbisë

"Politika ndikon deri në detaj, pasi kemi një shpërthim të një problematike të rëndë ku duhet gjendur shkaku, por politika në Kosovë është e kufizuar" citoi Zaimi.

Përsa i përket lëvizjes "Vetëvendosje" ai deklaroi se është një lëvizje që vjen duke u rritur, pasi klasa politike është denoncuar për korrupsion tejet turpërues, ku kjo ka bërë që popullsia të humbasë besimin tek klasa politike, dhe kjo lëvizje ka vendosur ta thyejë këtë tabu e të denoncojë. Kjo i shton shumë pikë, pasi përbëhet nga njerëz që kanë integritet , dhe mbi të gjitha ka të rinj që i ka mbledhur kauza.