Një zyrtar i lartë i qeverisë tha se presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, është kthyer në shtëpi gati dy javë pas udhëtimit për në Dubai për trajtim mjekësor, e që nxiti thashethemet për rënien e tij nga pushteti.

Mensur Vasan tha se Zardari ka ateruar në një bazë ajrore në qytetin jugor, Karachi.

Zardari udhëtoi në Dubai më 6 dhjetor për trajtim mjekësor, por zyrtarët nuk treguan saktësisht se çfarë problemi kishte pasur presidenti.

Në ndërkohë, rreth 30 mijë islamistë protestuan kundër SHBA-së në qytetin pakistanez Lahore, pas sulmeve ajrore të NATO-s muajin e kaluar, si pasojë e të cilave u vranë 24 ushtarë pakistanezë.

Protesta u organizua nga grupi Xhemat-ud-Dava, që besohet shumë se është një grup i lidhur me organizatën militante Lashkar-e-Taiba.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur ngushëllime për sulmin e NATO-s që vrau ushtarët pakistanezë.

Megjithatë, shumë pakistanezë janë ende të zemëruar në lidhje me sulmin, për të cilat ushtria pakistaneze pretendon se ishte i qëllimshëm.