Nga Express më 11 maj 2011 në ora 17:30

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, ka mbërritur në Moskë për vizitë shtetërore tre ditore në Rusi.



Sot Zardari do të pritet nga presidenti Dimitri Medvedev në Kremlin, ku dy liderët pritet të nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit në fushat e bujqësisë, aviacionit dhe energjisë.



Zakonisht Moska nuk shihet si aleat i Islamabadit, të paktën për shkak të lidhjeve historike të saj me rivalin e Pakistanit, Indinë.