Kryeministri Edi Rama do prezantojë nesër në Asamblenë e PS emrat e zv/ministrave të rinj.


Report Tv ka zbardhur emrat e zv/ministrave të cilët do jenë pjesë e kabinetit qeveritar.


Kështu, zv/ministre e Jashtme pritet të propozohet Artemis Dralo, zv/ministre e Brendshme Rovena Voda, zv/ministër i Ekonomisë, Ervin Mete dhe zv/ministre e Bujqësisë, Besa Spaho.


Mësohet gjithashtu se Ministria e Brendshme do ketë katër zv/ministra nga tre që kishte katër vitet e kaluara nën drejtimin e Saimir Tahirit.


Shtimi i një portofoli zv/ministror është bërë për shkak se kësaj ministrie i është shtuar si përgjegjësi edhe Pushteti Vendor pas shkrirjes së Ministrisë me të njëjtin emër.


Në këtë dikaster e konfirmuar është vetëm Voda, e cila më parë ka mbajtur detyrën e shefit të kabinetit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.