Një ngjarje kriminale me shumë protagonistë dhe seri është zbardhur nga Policia e Kurbinit në një operacion që mbante emrin e këtij rrethi.


Nga hetimet me metoda proaktive janë zbardhur ngjarjet e ndodhura me datë 18.07.2017 dhe 17.08.2017 ku shtetasit N.K. i është bërë atentat duke e plagosur me armë zjarri si dhe makinës së tij i është vendosur lëndë eksplozive. Policia gjithashtu ka identifikuar dhe arestuar autorin e dyshuar si organizator dhe porositës të kryerjes së këtyre veprave penale ndaj shtetasit N.K.


U bë i mundur zbardhja e 2 ngjarjeve kriminale të ndodhura me datë 18.07.2017 ku shtetasit N.K. banues në Fushë Milot i kanë vendosur lëndë plasëse eksplozive mjetit të tij si dhe ngjarjes së ndodhur me datë 17.08.2017, ku po ndaj këtij shtetasi është bërë atentat me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur, duke u identifikuar autori i dyshuar si organizatori dhe porositësi i kryerjes së këtyre ngjarjeve kriminale.  Pas një pune të mirëorganizuar profesionale, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e këtij shtetasi për tu vendosur para përgjegjësisë ligjore, konkretisht : – F.Gj, 57 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, njofton policia.


Mësohet se për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me datë 05.06.2018, në mungesë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale ” Vrasje me paramendim’ mbetur në tentativë” dhe ” Shkatërrim prone me eksploziv” kryer në bashkëpunim ” parashikuar nga nenet 78-22-25 të Kodit Penal dhe 152 të Kodit Penal.






Kurbin Finalizohet operacioni i koduar " Kurbini " Zbardhen ngjarjet e ndodhura me datë 18.07.2017 dhe 17.08.2017 ku shtetasit N.K. i është bërë antentat duke e plagosur me armë zjarri si dhe makinës së tij i është vendosur lëndë eksplozive .Hetim me metoda proaktive nga Policia e Kurbinit dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin. Identifikohet autori i dyshuar si organizator dhe porositës i kryerjes së këtyre veprave penale ndaj shtetasit N.K. Falë një pune profesionale të mirëorganizuar , lokalizohet dhe kapet ky autor i dyshuar Arrestohen edhe 2 shtetase të tjera për "Fallsifikim dokumentash" Më datë 06.06.2018, pas një pune intensive hetimore disa mujore ndjekur me metoda proaktive hetimi, nga strukturat për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, është finalizuar me sukses operacioni i koduar " Kurbini" Si rezultat i tij ,u bë i mundur zbardhja e 2 ngjarjeve kriminale të ndodhura me datë 18.07.2017 ku shtetasit N.K. banues në Fushë Milot i kanë vendosur lëndë plasëse eksplozive mjetit të tij si dhe ngjarjes së ndodhur me datë 17.08.2017, ku po ndaj këtij shtetasi është bërë atentat me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur, duke u identifikuar autori i dyshuar si organizatori dhe porositësi i kryerjes së këtyre ngjarjeve kriminale. Pas një pune të mirëorganizuar profesionale, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e këtij shtetasi për tu vendosur para përgjegjësisë ligjore, konkretisht : – F.Gj, 57 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me datë 05.06.2018, në mungesë, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale " Vrasje me paramendim' mbetur në tentativë" dhe " Shkatërrim prone me eksploziv" kryer në bashkëpunim " parashikuar nga nenet 78-22-25 të Kodit Penal dhe 152 të Kodit Penal. Motivi i këtyre ngjarjeve dyshohet një konflikt i ndodhur që në vitin 1997 në fshatin Fan të Mirditës, i cili ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit duke mbetur të vrarë 2 shtetas dhe plagosur shtetasi F.Gj dhe një shtetas tjetër. Për këtë ngjarje është dënuar shtetasi N.K. për veprat penale " Vrasje me dashje" " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal. Po në lidhje me këtë operacion, janë ndaluar edhe shtetaset : – A.I. 23 vjeçe, banuese në Vlorë – I.K. 20 vjeçe, banuese në Vlorë Edhe për këto 2 shtetase Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me datë 05.06.2018, në mungesë, ka caktuar masën e sigurisë " Arrest me burg" për veprat penale " Fallsifikimi i dokumentave" dhe "Shitja e paautorizuar e kartave SIM" parashikuar nga nenet 186/2 dhe 293/d të Kodit Penal pasi këto shtetase kanë fallsifikuar dokumentat duke pajisur me karta SIM celulari autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, shtetasin F. Gj dhe ekzekutorin. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes për identifikimin e ekzekutorit të ngjarjeve dhe kapjen e vendosjen e tij para përgjegjësisë ligjore. Gjithashtu, në cilësinë e proves materiale është sekuestruar mjeti tip BMW X5 në pronësi të shtetasit Fran Gjoka. Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.


Gepostet von Policia e Shtetit am Donnerstag, 7. Juni 2018



Motivi i këtyre ngjarjeve dyshohet një konflikt i ndodhur që në vitin 1997 në fshatin Fan të Mirditës, i cili ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit duke mbetur të vrarë 2 shtetas dhe plagosur shtetasi F.Gj dhe një shtetas tjetër. Për këtë ngjarje është dënuar shtetasi N.K. për veprat penale ” Vrasje me dashje” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal, sqarojnë Blutë e Kurbinit.


Ndërkohë në lidhje me këtë operacion, janë ndaluar edhe dy shtetaset: A.I. 23 vjeç dhe I.K. 20 vjeçe, të dyja banuese në Vlorë, pasi akuzohen për “falsifikim dokumentash”.


Edhe për këto 2 shtetase Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me datë 05.06.2018, në mungesë, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale ” Fallsifikimi i dokumentave” dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM” parashikuar nga nenet 186/2 dhe 293/d të Kodit Penal pasi këto shtetase kanë fallsifikuar dokumentat duke pajisur me karta SIM celulari autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, shtetasin F. Gj dhe ekzekutorin.


Ndërkohë vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes për identifikimin e ekzekutorit të ngjarjeve dhe kapjen e vendosjen e tij para përgjegjësisë ligjore.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti tip BMË X5 në pronësi të shtetasit Fran Gjoka.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.


7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)