PD-PS në luftë të ashpër për qeverisjen
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste garojnë ashpër me njëra tjetrën gjatë zgjedhjeve parlamentare 2009. Ndërkohë që ende vazhdon numërimi i votave, në bazë të sondazhit të publikuar on-line nga www. eca. al deri në orët e para të ditës së sotme, rezulton se në bazë të 2745 qendrave të votimit të numëruara nga 4753 gjithsej,  Partia Demokratike me Partinë Socialiste kishin të njëjtin numër mandatesh për deputetë. Ndërsa partitë e vogla kanë një përfaqësim tepër të ulët, si rezultat i sistemit proporcional të përdorur në zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

Në bazë të këtij sistemi, i gjithë territori i vendit është i ndarë në 12 qarqe, ku do të ketë përllogaritje të pavarura të votave që do të marrë çdo subjekt e koalicion. Çdo qark ka të paracaktuar numrin e deputetëve që do të dalin prej tij, kjo në varësi të numrit të zgjedhësve. I pandryshuar mbetet numri i deputetëve që do të ulen në parlament, 140. Qarku i Tiranës, ku përfshihen rrethet Tirana dhe Kavaja, do të përfaqësohet në kuvend me 32 deputetë, pasi ka përqendrimin më të madh të popullsisë. Në bazë të shifrave zyrtare të paraqitura nga ana e Ministrisë së Brendshme, qarku i Tiranës ka një popullsi që shkon në 992,360 banorë. Ndarja e mandateve është bërë sipas një formule të thjeshtë, bazuar në përcaktimin që ka bërë Kodi Zgjedhor. Fillimisht është gjetur numri mesatar i shtetasve që i duhet një mandati. Për të përftuar këtë mesatare, numri i përgjithshëm i popullsisë, i cili sipas të dhënave të datës 11 shkurt të vitit 2009, dhe ku janë reflektuar pastrimi i dublikateve, rezulton të jetë 4 milionë e 249 mijë banorë, është pjesëtuar me numrin 140, aq mandate sa do të ketë edhe Kuvendi i ardhshëm. Nga kjo ka rezultuar se, duhet të zgjidhet një deputet në çdo 30357 banorë. Ky është numri mesatar, me të cilin është pjesëtuar numri i ri i popullsisë, që është dokumentuar për çdo qark, nga ku dhe është përcaktuar fillimisht numri i plotë i deputetëve që i korrespondojnë çdo zone zgjedhore. Më pas, mandatet e mbetura u janë shpërndarë të gjitha atyre qarqeve, që kanë numrin më të madh të popullsisë që mbetet e pa përfaqësuar me deputetë, ose thënë ndryshe, atyre qarqeve që kanë mbetjen më të madhe dhjetore, të numrit të përftuar nga pjesëtimi i numrit të popullsisë të qarkut, me mesataren e numrit të shtetasve që duhet të përfaqësojë një deputet.

Partia Demokratike
Qarku Tiranë, ka fituar këta kandidatë deri në orën 00.00 të ditës së sotme.
Sali Berisha, Aldo Bumçi, Rajmonda Bulku, Bujar Nishani, Majlinda Bregu, Gert Bogdani, Gent Strazimiri, Florian Mima, Ilir Rusmali, Myqerem Tafaj, Luan Skuqi, Dritan Shehu, Viktor Gumi, Arben Imami, Lajla Përnaska
Qarku Lezhë; Edi Paloka, Mark Marku, Paulina Hoti, Rajmond Hoxha
Qarku Vlorë; Astrit Patozi, Ardian Kollozi, Leonard Demi, Kreshnik Cipi
Qarku Gjirokastër; Genc Ruli, Spiro Ksera
Qarku Berat; Genc Pollo, M. Xheka
Qarku Dibër; Jemin Gjana, Sherefedin Shehu, Enri Hoxha, Selami Xhepa
Qarku Kukës; Flamur Noka, Besnik Dusha, Fatos Hoxha
Qarku Durrës; Ferdinand Xhaferri, Albana Vokshi, Gazmend Oketa, Ylli Lama, Osman Metalla, Eduard Halimi, Igli Cara
Qarku Fier: Sokol Olldashi, Ilir Bano, Mesila Doda, Enkelejd Alibeaj, Fatos Beja, Eno Bozdo.
Qarku Korçë; Ridvan Bode, Gjergji Papa, Ledina Pajolli, Edmond Spaho, Fatbardh Kadilli, Ismail Hoxha.
Qarku Elbasan; Lulzim Basha, Ardian Turku, Adriana Gjoni, Rrahim Çota, Dashnor Sula, Luciano Boçi, Zyhbi Hida
Qarku Shkodër; Jozefina Topalli, Astrit Bushati, Arenca Trashani, Gëzim Dibra, Gjok Uldedaj, Paulin Sterkaj, Ndue Paluca


Partia Socialiste
Qarku Tiranë; Vasilika Hysi, Besnik Baraj, Kastriot Islami, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Andis Harasani, Ditmir Bushati, Eglantina Gjermeni, Namik Dokle, Enkelejda Shkreli, Eduard Shalsi, Xhemal Qefalia, Dashamir Peza, Ilir Gjoni, Artan Gaçi, Auron Tare.
Qarku Durrës; Blendi Klosi, Rudina Seseri, Hazir Gashi, Gazmir Bizhga,  Klodiana Spahiu
Qarku Fier; Gramoz Ruçi, Ermelinda Meksi, Albert Çaçi, Fatos Tushe, Armando Subashi, Bashkim Fino, Ervin Koçi, Arben Çuko, Piro Lutaj
Qarku Vlorë; Arben Isaraj, Luiza Xhuvani, Arben Malaj, Shpëtim Idrizi, Eltar Deda, Fatmir Toçi.
Qarku Elbasan; Valentina Leskaj, Ilir Bejtja, Shegush Ligori, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Agim Leka.
Qarku Korçë; Ben Blushi, Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Alfred Dalipi, Arben Ahmetaj, Olta Xhaçka
Qarku Shkodër; Ilir Beqja, Tom Doshi, Ndue Kola, Astrit Beci
Qarku Berat; Erion Braçe, Fidel Ylli, Ermonela Velaj, Marko Bello, Eduard Bejko
Qarku Gjirokastër; Arta Dade, Vangjel Tavo, Ethem Ruka
Qarku Dibër; Sadri Abazi, Qemal Minxhozi
Qarku Kukës; Asllan Dogjani
Qarku Durrës; Gjok Jaku, Gjovalin Kadeli, Armando Prenga

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim
Durrës; Lefter Koka
Fier; Dritan Prifti
Berat; Nasip Naço

Partia Republikane
Fatmir Mediu

PBDNJ
Vangjel Dule

********************************
Ora 00.00
2745 qendra Votimi të numëruara nga 4753 gjithsej
PD 67 mandate
PS 67 mandate
LSI 3 mandate
PBDNJ 1 mandat
PDI 1 mandat
PR 1 mandat


Qarku Tiranë 32 deputetë             PS 16, PD 15, PR 1
Qarku Fier 16 deputetë                  PS 9, PD 6, LSI 1
Qarku i Elbasanit 14 deputetë        PS 7, PD 7
Qarku i Durrësit, 13 deputetë        PS 5, PD 7, LSI 1
Qarku i Korçës 12 deputetë         PS 6, PD 6
Qarku i Vlorës 12 deputetë           PS 6, PD 4, PBDNJ 1, PDI 1
Qarku Shkodër 11 deputetë             PS 4, PD 7
Qarku Berat 8 deputetë                   PS 5, PD 2, LSI 1
Qarku Lezhë 7 deputetë                  PS 3, PD 4
Qarku Kukës 7 deputetë                 PS 1, PD 3
Qarku Dibër 6 deputetë                  PS 2, PD 4
Qarku Gjirokastër 5 deputetë        PS 3, PD 2