lulzim-basha-1-655x356Kryetari i PD-së zbulon skenarin kundër ligjit për implementimin e reformës në drejtësi. Ai ka ftuar Edi Ramën të amendojnë ligjin e Vetting-ut pa patur nevojë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.


Në një prononcim për median nga selia e PD-së  Basha tha: I bëj thirrje Edi Ramës ta amendojmë ligjin pa patur nevojë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë jam gati që tani. Kushtetuta thotë se vettingun duhet ta bëjë Kuvendi, ndërsa Edi Rama do ta bëjë vetë vettingun me vartësit e tij. Arsyeja është e qartë si do ta mbrojë krimin dhe korrupsionin


Duke iu përgjigjur dhe akuzave të Ramës se PD po bllokon procesin e integrimit, në emër të opozitës Basha kishte dhe këtë apel: Qepe! Mjaft më me sulme të turpshme prej Don Kishoti drejtuar politikanëve më të lartë nga Amerika në Austri e kudo.


Mjaft më duke e shpallur armik opozitën e shumicën e popullit tënd. Nuk do të ketë kurrë paqe me drogë, kriminelë në politikë. Nuk do të ketë kurrë paqe aq për ty nëse vazhdon të fshehësh e mbështesësh drogën dhe krimin.


Basha tha se Rama nuk ka nevojë të presë hyrjen në fuqi të vettingut për të larguar nga politika Elis Roshin, Prengën.


Edi Rama nuk do zgjidhje për vettingun. E ka vettingun pretekst për të mbuluar dështimin e tij sepse zgjidhja është e thjeshtë dhe mund të bëhet menjëherë që sot, që tani, duke respektuar kushtetutën e votuar me konsensus.


Ai vetë kryeministri nuk ka nevojë të presë vettingun për të bërë pjesën e tij, nëse Edi Rama e do vërtet pastrimin e politikës dhe drejtësisë nga krimi dhe korrupsioni të shkarkojë që sot Elvis Rroshin, i dënuar për përdhunim e trafik droge nga drejtësia në Itali e Zvicër. Për aq kohë sa Rama mban në politikë Rroshin, Bushin, Prengën e kriminelët e tjerë, përbetimet e tij për drejtësi e vetting janë përralla, deklaron Basha.